Ideja e trajnerit Luis Enrique për të zgjeruar skuadrën e Barcelonës me lojtarë të tjerë cilësorë natyrisht që është me vend. Kjo vlen për çdo skuadër që lufton në tre fronte gjatë kampionatit. Barça këtë luks tani e ka. Pothuajse çdo pozicion i 11-shit titullar ka dy lojtarë klasi. Përjashtim mund të quhet krahu i djathtë i mbrojtjes dhe pika e referimit në sulm, pikërisht pyka i kërkuar nga tekniku asturian në gjithë merkaton e verës. Me largimin e Dani Alvesit, Alexis Vidal dhe Sergi Roberto nuk duken mjaftueshëm cilësorë për të qenë titullarë të një skuadre si Barcelona, teksa në sulm katalanasit nuk kanë asnjë zëvendësues për Luis Suarezin. Deri këtu u zbuluan pikat ku Barcelona do të ndërhyjë në të ardhmen, por telashet për teknikun Enrique mund të lindin edhe në “anën e kundërt të medaljes“. Ç’do të thotë kjo? Investimi në sasi (dhe mbase jo aq në cilësi – sidomos në mbrojtje) i klubit gjatë verës duke transferuar lojtarë si Lucas Digne, Samuel Umtiti, Denis Suarez (i rikthyer) dhe Andre Gomes mund të kthehet në një bumerang në Katalonjë. Këta lojtarë vështirë se do ta pranojnë rolin e zëvendësuesit, por sezoni i kaluar tregoi se Enrique në fazat e rëndësishme të kampionatit nuk lëshon pe dhe luan me më të mirët.

Artikulli paraprakE “shumëzoi me asgjë”, ja përgjigjia e Ronaldos për Mourinjon
Artikulli tjetërEkskluzive: Goditja nr.4 për Trepçën