Drenica dhe Trepça ’89 luajtën pa gola në ndeshjn e zhvilluar në Skenderaj, edhe pse dëshira për fitore dhe rastet që kishin të dyja skuadrat nuk mungoj për 93 minuta lojë.
Mysafirët që mund të jenë të kënaqur me një pikë nga një udhëtim i vështirë dhe fushës së dobët për lojë, në disa raste nuk u treguan sa duhet të saktë pasi patën mundësi edhe ta fitojnë krejt ndeshjen, ndërsa njëjtë mund ët thuhet edhe për Drenicën, mirëpo këta të fundit nuk arritën ta mposhtine dhe pretendentin tjetër për titull brenda pak ditëve, pas triumfit të madh ndaj Feronikelit.
Me këtë pikë ngushtohet tash epërsia e Trepçës ’89 me Fernokelin në +7, dhe sërish po rihapet lufta për kurorën e më të mirit. Drenica është skuadra e pare në pranverë që i merr pike Trepçës ’89.
Nëse gola nuk pati atëherë kartona të kuq po, pasi fillimisht Sambou i mysafirëve e më pas edhe Krasniqi i vendasve dolën më herët nga loja.

 

Artikulli paraprakÇfarë fati i keq për Bayern Munchen
Artikulli tjetërGjilani mposhti edhe Lirinë