Arsenali vuan shumë, por ia del të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League.

“Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 0-1 Crystal Palace në derbin londinez fal një penalltie të shndërruar në gol nga Martin Odegaard në pjesën e dytë.

Ndeshja u kushtëzua nga dalja nga loja me karton të kuq e Tomiyasu në minutën e 67-të, megjithatë skuadra e Mikel Artetas ia doli ta ruante epërsinë minimale, duke festuar në fund tri pikët e radhës, që e mbajnë në krye të klasifikimit me pikë të plota me Brightonin dhe Man.City.

Artikulli paraprakMilan lehtë te Bologna, e nis edicionin perfekt
Artikulli tjetërGuardiola dënohet nga policia, dhe shikoni çfarë ndodh