Juventus barazoi në javën e dytë të Serie A ndaj Bolognas me rezultatin 1-1. Megjithatë, për bardhezinjtë mund të kishte shkuar edhe më keq pasi pjesën e parë e mbyllën në disavantazh, ndërsa në të dytën, miqtë pretenduan një penallti.

Në minutën e 71-të, kur rezultati ishte ende 0-1, Ndoye rrëzohet në zonë pas një kontakti me Iling-Junior. Të gjithë me sytë nga arbitri Di Bello që vazhdoi lojën ndërsa as sistemi VAR nuk ndërhyri. Një episod që i tërboi të gjithë në radhët e Bolognas me trajnerin Thiago Motta që u ndëshkua me karton të verdhë prej protestave ndërsa një prej pjesëtarëve të stafit të tij u ndëshkua me të kuq.

Në vijim Juventus barazoi me Vlahovic dhe kjo gafë e arbitrit peshoi edhe më shumë. Pas sfidës, trajneri Motta zbuloio edhe atë që i tha në fushë kryesorit Di Bello. “Këtë duhej ta akordoje menjëherë, nuk është nevoja as për ndërhyrjen e VAR-it. Është e pamundur”, ishin fjalët e numrit një të Bolognas.

Shikone minuten e 71.

Artikulli paraprakReali në telashe të mëdha, lëndimi i Vini Jr. më i rëndë se parashikimet e para
Artikulli tjetërMcTominay në Bayern dhe Gravenberch në Manchester United?