“Pse e bëj shqiponjën pas çdo festimi? Sepse dua të tregoj prejardhjen time!”… Jo më larg se një vit më parë, mesfushori i talentuar nga Vushtria, Milot Rashica, do të rrëfehej kështu për mediet holandeze, teksa në atë kohë, këndonte himnin e një flamuri, atij shqiptar, dhe përfaqësonte ngjyrat kuqezi.

Ato ngjyra që s’do të përfaqësojë në të ardhmen, sepse duke nisur nga sot, Miloti do të veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës… duke hequr dorë nga një Kombëtare, ajo e Shqipërisë.

Zgjedhjet janë individuale, kanë qenë gjithmonë, përtej pseudo-patkeve që na janë rrëfyer si refren deri në momentin kur FFK u bë anëtare me të drejta të plotë në FIFA dhe UEFA. Në atë moment, Shqipëria dhe Kosova nuk ishin më “1”, por u ndanë…

Nuk mund të komentojmë vendimin e një futbollisti, sepse është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por t’i lëmë mënjanë falsitetet… “dëshira ime personale do të ishte që një ditë të kishim një kombëtare të përbashkët dhe të isha pjesë e saj”, sepse të gjithë e dimë që kjo s’do të ndodhë, të paktën edhe për 20 vitet e ardhshme.

Paç fat Milot, nga sot t’i je shqiptar, por i përfaqësueses së Kosovës dhe jo i ngjyrave kuqezi. Urojmë vetëm mos ta kesh bërë për kapriçio, ndaj De Biasit, që nuk të mori në Europian, sepse do të na zhgënjeje pa masë

Artikulli paraprakKy është programi i Van Praag për zgjedhjet në UEFA
Artikulli tjetërMustafi te Arsenal? Flet babai i lojtarit