PSG prezanton Ousmane Dembele. Kampionët e Francës paguan klauzolën 50 mln euro te Barcelona në “limitet” e skadencës së saj dhe përforcuan linjën e djathtë të sulmit me 26-vjeçarin.

Një “telenovelë” që zgjati shumë, njësoj si ajo e Harry Kane me Bayern Munchen. Dembele ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e Ligue 1.

Jam shumë i lumtur që bashkohem me Paris Saint-Germain dhe mezi pres të luaj me ngjyrat e mia të reja. Shpresoj të vazhdoj të rritem këtu dhe t’i bëj krenarë të gjithë tifozët”, deklaroi lojtari.

Dembele e mbylli me Barçën pas 6 viteve në “Camp Nou”. Me skuadrën katalanase zhvilloi 185 ndeshje dhe shënoi 62 gola. Ndërkohë që fitoi 3 La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe po kaq Superkupa Spanje.

I lumtur për këtë transferim u shfaq edhe Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së. I cili i plotësoi dëshirën trajnerit Luis Enrique në lidhje me lojtarin e kombëtares franceze.

Pasioni dhe vendosmëria që tregoi Ousmane kur iu bashkua PSG-së është fantastike dhe përputhet me qëndrimin e kërkuar nga të gjithë lojtarët tanë.

/Supersport.al

Artikulli paraprakKane nënshkroi kontratën me bavarezët
Artikulli tjetër“Bayern, më vjen keq”, portieri spanjoll zgjedh kalimin te Real Madrid