Brighton është në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Graham Potter drejt Chelsea.

Në orët e fundit, në horizont është shfaqur emri i De Zerbi-t, ish-trajneri i Sassuolo-s, i cili pak ditë më parë i tha “jo” stolit të Bologna-s pas shkarkimit të Mihajlovic.

43-vjeçari pritet të ketë një takim konkret me drejtuesit e klubit anglez dhe sipas medieve italiane, me shumë mundësi De Zerbi do të marrë drejtimin e Brighton.

Artikulli paraprakAi e bindi Mbappen të mbetet te PSG, kurse sot kërkohet nga Chelsea
Artikulli tjetërAtalanta ndalet nga rivali të cilin nuk e mposht as pas 31 vitesh