Nuk është i vetmi, por as i fundit që ka vesh fanellën e Milanos dhe që nuk është dashuruar në të dhe në klub. Kjo po ndodh edhe me talentin spanjoll Gerard Deulofeu i cili dëshiron rikthimin te rosonerët duke refuzuar Barcelonës dhe kthimin mbrapa te klubi i vogël anglez Everton, shkruan Korneri.net.
Deulofeu është shprehur tashmë haptazi që dëshiron me do kthimin te Milan duke mos dashur të luajë te Barcelona që sipas informacioneve të fundit nga Spanja, i ka dhënë një ultimatum lojtarit që deri të dielën (nesër) të jep një përgjigje po apo jo.
Mirëpo, sipas asaj që ai tha dhe dëshiron, opcioni i vetëm mbetet Milan. /Korneri.net

Artikulli paraprakTjetër gjest i madh i Ronaldos
Artikulli tjetërInter: “Jo” Man.United-it, 40 milionë për Perisic, Spalletti kërkon këta dy futbollistë