Fisnik Papuqi i ka dhuruar Besës të tre pikët në ballafaqimin e sontëm ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 26-të në Vala Superligë.
Besa ishte superiore në këtë ndeshje që nga minuta e parë e deri në fund, por goli erdhi vetëm në minutën e 57-të, ku pas një penalltie të akorduar Fisnik Papuqi ishte i saktë, duke krijuar epërsinë e pejanëve, gol i cili në fund doli të ishte edhe i vetmi në këtë ballafaqim.
Duhet theksuar se me këtë fitore, Besa ka krijuar komoditet në renditjen tabelare, pasi objektivi i tyre i vetëm këtë edicion është Digitalb Kupa e Kosovës, kurse Liria rezultatet pozitive do ti kërkojë nga xhiroja e ardhshme.