Janari do të jetë shumë i nxhetë për Milanon, dhe këtu nuk ka diskutim pasi zyrtarët e rinjë të rosonerëve të cilët do të merren me përforcime, do të kenë punë. Por, puna ka nis qysh tani pasi Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli, tashmë janë duke punuar që ta sjellin në San Siro talentin 20-vjeçar të Boca Juniors, Sebastian Driussi.
Në Argjentinë dhe në Amerikën Latine konsiderohet si njëri ndër talentët më të mëdhenjë, një lojtarë që luan mbrapa dy sulmuesve, por në gjendje të shpërthej në çdo moment dhe përballë çdo kundërshtari. Ai ka shënuar 12 gola në 16 paraqitje sivjet, derisa kartoni i tij konsiderohet diku 10 milionë euro.
Ndoshta është shumë për një futbollist të ri në moshë dhe ende pa përvojë në futbollin evropian, por pasaporta e tij italiane e bënë marrëveshjen më të lehtë.