Manchester City mposhti 2-1 PSG-në në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.

PSG kaloi në epërsi nga minuta e 50-të me golin e Kylian Mbappé dhe më pas City e ktheu atë me anë të Raheem Sterling në të 63-ën dhe Gabriel Jesus në minutën e 76-të. PSG është një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve, por shumë mendojnë se nuk janë në gjendje të shkojnë deri në fund, përcjell Korneri.net

Kjo i referohet më së shumti pamundësisë për të luajtur presing cilësor, në të cilin Lionel Messi është në krye me mungesën e angazhimit të tij. Këtë e komentoi futbollisti legjendar holandez Rafael van der Vaart.

“Me të vërtetë më trishton. Është çështje dëshire. Messi në fushë duket i dobët nëse nuk shënon dhe asiston. Ai e luajti keq këtë lojë. Kur e shihni Ronaldon, ai lufton dhe dëshiron ta çojë ekipin në një nivel më të lartë. Messi ecën në fushë dhe unë pyes: “A nuk ka turp? Unë kam filluar të nervozohem për këtë. Ai është një lojtar që nuk do të lindë më. Filloi me Koeman, sikur ai nuk mund të punojë”, tha holandezi në analizën e ndeshjes. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here