Çfarë do të bënit sikur skuadra juaj e zemrës, në një sezon të cilin mezi e keni pritur, do të koleksiononte 14 humbje radhazi në po kaq ndeshje, pa asnjë barazim dhe asnjë fitore? Do të kishit dëshirë të këndonit në shkallë e stadiumit apo ta ndiqnit në transfertë? Do të kishit sens humori edhe pse çdo javë ktheheni në shtëpi me një zemërim dhe hidhërim më shumë?!

Ndoshta, do ta kishit shumë të vështirë, por mos pyesni tifozët e Beneventos, të cilët edhe pse sezoni ka mbaruar ende pa filluar mirë, në transfertën e Bergamos, ndaj Atalantës, të vetëdijshëm se do të duhet mrekulli që të mbijetojnë, këndojnë “tashmë e dimë që vitin tjetër do të kthehemi të luajmë të shtunën… Ale, Ale…!”.

Artikulli paraprakDisa nga shkollat e futbollit organizojnë Turneun Dimëror “Fuboll e Miqësi”
Artikulli tjetërE mbani mend Andre Villas Boas largohet nga kjo skuadër!