Higuain turist, Dybala i humbur, pjesa e dytë katastrofale

Nëse dikush do të thoshte para ndeshjes finale në Cardiff se Juventusi do t’i pranoj katër gola përballë kampionit aktual evropian Real Madrid (1:4), ai njeri do të quhej i çmendur.
Nuk është dhe nuk ishte skuadra e Allegrit skuadër që pranon gola të lehtë e aq më pak tri në pjesën e dytë, por kjo pjesë e lojës është pët ta analizuar gjërë e gjatë sepse pikërisht në këtë fraksion loje trajneri italian bëri “hara-kiri”.

Por, ku ishin lojtarët që e bëjnë dallimin te Juventusi

Po e nisim me lojtarin i cili është (alfa dhe omega) e këtij formacioni të biankonerëve, Paulo Dybala i cili parashikohej të ishte njëri prej lojtarëve që do të rrezikonte më së shumti portën e Realit jo vetëm ai personalisht, por edhe topat e tij në drejtim të bashkëlojtarëve.
Pritej një duel i ashpër i tij me përcjellësin Casemiro, por nga momenti i parë kur argjentinasi u ndëshkua me karton të verdhë ai ishte i humbur në fushë.

Gonzalo Higuain që do të bënte çmos t’i revanshohej ish-skuadrës së tij që e pati larguar pa dëshirë nga Bernabeu, pati vetëm një goditje në drejtim te portës krejt në fillim, dhe më pas ishte turist në Cardiff. Është e pabesueshme sesi një lojtar i kalibrit të tillë nuk erdhi në shprehje çoftë edhe njëherë tjetër në ndeshjen e vitit që kosniderohej për popullin juventin si historike për shkak se do të fitonin (tripletën).

Pjesa e dytë e Juventusit ishte më e dobëta jo vetëm në këtë finale apo stinor, por ndoshta edhe në të gjitha finalet e luajtura deri më tani.
Reali nuk është rastësisht klubi më i madh evropian me superlojtarë, mirëpo nga një paraqitje shumë e mirë në pjesën e parë e cila ishte e barabartë dhe në momente edhe më e mirë e biankonerëve, të bien përtokë në të dytën ishte e pakuptimtë, dhe padyshim të përkujtonte si një skuadër mestare dhe pa ide të lojës. Është e vërtetë se edhe Miralem Pjanic së bashku me Sami Khediran nuk ia dolën të mbizotërojnë mesfushën karshi Kroos dhe Modric, megjithatë 45 minutat e dytë nuk arsyetohen me asgjë dhe janë barabartë me zero.

BBC i Juventusit ra nga provimi

Konsiderohej mbrojtja më e mirë në Evropë dhe më gjerë me vetëm tre gola të pranuar deri në finale, mirëpo atë çfarë bënë mbrojtësin Bonucci, Barzagli,Chiellini ishte e pashpjegueshme.
Reali vinte në raste dhe shënonte gola pa asnjë problem dhe kur Juve nuk e ka mbrojtjen e mirë atëherë shumë lehtë pranon gola edhe pse në portë është njeriu më i pafat në këtë garë Gigi Buffon. Ai duket se e mbylli karrierën me ndeshjen e mbrëmshme pa e fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, që i mungonte në sirtarin e tij të pasur në karrierë.

Një është e sigurtë, “zonja e vjetër” është skuadër e lindur t’i humbë finalet e mëdha, por assesi nuk guxojmë te themi se këtu përfundon cikli i tyre pasi biankonerët me kalimin e viteve do të jenë edhe më të fortë dhe garues, andaj kjo finale e humbur do të harrohet dhe do të shikohet përpara, e ardhmëria është e tyre. /Korneri.net

Artikulli paraprakKëtë nuk e keni parë: Ja çfarë gjesti gjenial ka bërë portieri rezerv i Real Madridit
Artikulli tjetërLuksemburgu, testi i Shqipërisë përpara Izraelit