Kanë nisur arrestimet në shtetin fqinj, pas incidenteve të shënuar gjatë ndeshjes së të premtes mbrëma në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, ku dyshohet se tifozët shqiptarë hodhën fishekzjarrë dhe tymues në fushë.

Policia italiane e specializuar për ngjarjet e dhunshme, e njohur si DIGOS, ka arrestuar një tifoz shqiptar, i identifikuar si një nga hedhësit e fishekzjarrëve, “koha.net”.

Ndërkohë mësohet se janë identifikuar edhe 77 tifozë të tjerë po të kombëtares shqiptare, të cilët janë shpallur në kërkim de po punohet për kapjen e tyre. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar policinë në identifikimin e të dyshuarve.

Incidentet e shënuara nga tifozeria shqiptare, bën që ndeshja në të cilën Shqipëria u rrah me dy gola, të ndërpritet për afro 15 minuta.

Artikulli paraprakEvazion fiskal, fati i Messi mësohet në fund të prillit
Artikulli tjetërGenc Nuza kryen me sukses seminarin dhe testet fizike! Gjithçka gati për debutimin në arenën ndërkombëtare