Kampionati më i ndjekur në glob i basketbollit, NBA ka ngritur siparin e sezonit të ri në orët e para të mëngjesit të sotëm pikërisht me sfidën e zhvilluar në “Barclays Center” të New York-ut mes Brooklyn Nets dhe Golden State Warriors.

Të udhëhequr nga dyshja Kyrie Irving dhe Kevin Durant, Nets ia dolën ta nisin mbarë sezonin, pasi triumfuan me rezultatin 125-99 në një ndeshje të cilën e dominuan që në fraksionin e parë, të cilin e mbyllën me shifrat 40-25.

Loja e mirë e Brooklyn vijoi edhe në periudhën e dytë e të tretë, ndërsa Golden State Warriors u zgjua vetëm në pjesën e fundit të lojës, por atëherë nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen, pasi gjithçka ishte vendosur më herët.

Irving ndeshjen e mbylli me 26 pikë, kurse Durant me 22, derisa më i miri te Warriors ishte Stephen Curry me 20 pikë e 10 asistime.

Vetëm pak pas përfundimit të sfidës në “Barclays Center”, zbritën në parket për të nisur sezonin e ri edhe kampionët në fuqi, Los Angeles Lakers.

Shorti i kishte vendosur këta të fundit në derbin ndaj Los Angeles Clippers që në javën e parë, ndërsa në “Staples Center” u zhvillua një sfidë vërtetë spektakolare dhe e luftuar.

Të udhëhequr nga Paul Geroge dhe Kawhi Leonard, Clippers e nisën vrullshëm periudhën e parë dhe arritën të fitojnë me shifrat 19-39.

Ky rezultat zgjoi Lakers, që reaguan në periudhën e dytë dhe fituan 35-17, por pjesa e tretë foli sërish për Clippers që thelluan edhe më tej avantazhin, të cilin e ruajtën deri në fund për ta nisur sezonin me fitore.

Basketbollisti 30-vjeçar Paul Geroge ishte më i miri i ndeshjes në derbin kalifornian, pasi shënoi 33 pikë, 6 kërcime dhe dha 3 asistime, duke qenë protagonist i padiskutueshëm i fitores së Los Angeles Clippers.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here