Në orët e mbrëmjes në një hotel të qytetit, janë takuar zyrtarë të klubit italian Milan dhe agjenti i sulmuesit kroat Nikola Kalinic, i cili mezi pret që marrëveshja në mes klubeve dhe agjentit të tij të përfundojnë me sukses, shkruan Korneri.net.
Kjo foto tregon më së miri momentin kur në hotel futet Fali Ramadani agjenti i Kalinic dhe dy personat kryesor tashmë të rosonerëve, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli të cilët menjëherë pasi shikuan festën e titullit të kamponit në U16 të Milanos, iou përveshën punës dhe po diskutojnë për transferimin e kroatit.
Në “pijatë” mund të jetë Juraj Kucka apo edhe sulmuesi Gianluca Lapadula në mënyrë që të ulet çmimi prej 30 milionë që kërkon Fiorentina për shërbimet e sulmuesit fantastik. /Korneri.net