Pritja e gjatë mbaroi, pas evropianit, miqësoreve të verës dhe në mes të shumë përforcimeve që i duhen edhe dy javë për të mbaruar, nis edhe kampionati më prestigjiozë i Evropës. Starton La Liga, kampionati më i forte në botë,  i dy më të mirëve të botës, i Messit dhe Ronaldos, Barcelonës dhe Realit të Madridit, por edhe shumë klasi e teknike në fushat e blerta. Është La Liga e emrave të mëdhenj dhe të njohur, pasi për sa i përket favoritëve për suksesin final, ka pak të reja. Ato që do të luajnë luftën për titullin, duket se do të jenë sërish Barcelona kampione në fuqi, Reali i Madridit që nuk e fiton kampionatin prej 4 vjetësh, kur Mourinho bënte 100 pikë dhe pas tyre menjëherë vjen dhe Atletiko e Simeones, por nuk duhen nënvlerësuar dhe Sevilja e Sampaolit, Villareali ku luan dhe Pato si dhe Valencia.

Është një La Liga ku protagonistët duan të konfirmojnë atë që bënë mirë sezonin e kaluar dhe mundësiht të përmirësojnë rezultatet. Barcelona dhe Reali i kanë fituar titujt e parë sezonale, respektivisht Superkupën e Spanjës dhe atë të Europës, por skuadrat e Zidane dhe Luis Enriques padyshim që nisen edhe me objektiva ekstra. Los Blankos që nuk fitojnë kampionatin prej klatër vitesh edhe pse ndërkohë kanë fituar dy Champions, këtë verë i kanë nisur përgatitjet me Zidane dhe fakti që francezi ka patur mundësinë të përgatisë skuadrën që nga fillimi duhet të garantojë një Real që i ngjan më tepër imazhit të Zizu.

Barcelona e nis kampionatin këtë të shtunë përballë Real Betis, pasi ka mposhtur dy herë rradhazi brenda pak ditësh Seviljan me një Lionel Messi në superformë, me argjentinasin që qartazi kërkon shkëlqimin si më i miri i Botës pas dështimit me Argjentinën në Kupën e Amerikës. Vitin e kaluar katalanasit u eleminuan në cerekfinalet e Championsit nga Atletiko e Madridit, dhe pse fituan la Ligan dhe Copa Del Rey, fakti që kampioni i Europës është rivali i tyre i përjetshëm Reali i ka nxjerrë në plan të dytë sukseset e Messit me shokë.

Pas dy rivalëve kryesorë edhe këtë vit Atletiko e Griezman dhe Diego Simeones, do të kërkojë të përmirësojë vendin e tretë në kampionat dhe një tjetër finale Championsi të humbur. Konfirmimi i trajnerit argjentinas në drejtimin e Los Colchoneros garanton vazhdimësi loje, mentaliteti dhe mbërritja e Gamiero-s në sulm pritet të japë rezultat. Diskutim ndryshe për Villarealin e Seviljan që kanë zëvendësuar trajneret dhe do ju duhet kohë për tu adoptuar me kërkesat e tyre. Kandidate kryesore për vendet europiane janë sërish Bilbao e Celta Vigo, ndërsa në grupin e skuadrave të mestabelës, me gjithë susprizat që mund të dhurojë sezoni, për momentin profilizohen Malaga, Espanyol, Real Sociatd, Deportivo la Coruna, Betis dhe Eibar e Las Palmës, në luftën për te evituar klasifikimit në tre vendet e fundit që sjellin renien nga kategoria duket se përvec të  sapongjiturave Osasunas, Alaves dhe skuadrës së tretë nga Madridit, Leganes, hyjnë dhe Granada e Sporting Gijon që sezonin e fundit ju desh të prisnin fundin e kampionatit për të siguruar shpëtimin. Nga të mëdhenjtë e para zbret në fushë Barcelona, që në ndeshjen e parë ndaj Betis nuk do të ketë Iniestan, Mathieu, Neymar dhe Rafinhan, mungesa që e bëjnë menjëherë kampionatin intrigues, nis la Liga e Spektaklit, nis liga më e forte në botë.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakRikthehen emocionet e Serie A
Artikulli tjetërKandidati për president i UEFA-s viziton Shqipërinë