Surpriza më e këndshme këtë edicion në Ligue 1 padyshim se është skuadra e Nice, e cila sot e fitoi ndeshjen e radhës kampionale, duke e mposhtur Guingamp me rezultat 3:1.

Golat e fitores për Nice u shënuan nga Plea, Serri dhe Balotelli, kurse për skuadrëb musafire shënoi Briand.

Pas këtyre tre pikëve, Nice kthehet në krye të renditjes tabelare me 49 pikë, një më pak se e dyta Monaco dhe katër më shumë se të tretët ekipi i PSG-së, por këto dy të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikulli paraprakEspanyol i jep “shkollë” Sevilla-s
Artikulli tjetërFeyenoord me “poker” konfirmon dominimin