M’Baye Niang është duke kaluar formë të mirë te skuadra angleze Watford që mund ta blej kartonin e tij nga Milan për 18 milionë euro nëse është i interesuar, por ka indikacione se Torino e dëshiron në skuadër, shkruan Korneri.net.
Në bisedat që kishin zyrtarët e Milanos dhe Torinos 24 orë më herët ku janë diskutuar shumë çështje, kurse tema kryesore ishte Andrea Belotti që rosonerët e duan me çdo kusht.
Sigurisht se një shkëmbim i lojtarëve (kuptohet me së paku 50 milionë shtesë) që Milan duhet t’i jep Torinos për kartonin e reprezentuesit italian që ëndërron të vesh fanellën e rosonerëve do të ishte idel për Vincenzo Montellan. /Korneri.net

Artikulli paraprakAmerikanët e Trepçës në udhëkryq? Nuk kanë para të kthehen në shtëpi, rrezikojnë të mbesin edhe pa dhoma gjumi!!!
Artikulli tjetërValencia zyrtarizoi trajnerin që ishte shënjetër e shumë klubeve evropiane