Një uragan i madh ka goditur klubin më të madh evropian dhe kampionin e padiskutueshëm Real Madrid, pasi lojtari kryesor Cristiano Ronaldo ka deklaruar se do të largohet nga Spanja.
Tash skenarët kanë ndryshuar dhe së bashku me të edhe transferimi i Alvaro Morata te Manchester United, shkruan Korneri.net.
Reprezentuesi spanjoll nuk do të largohet nga Reali përderisa gjërat nuk qartësohen me Ronaldon, por nëse ky i fundit definitivisht nuk do të luajë nga edicioni i ardhshëm në Bernabeu, as Morata nuk do të vesh fanellën e “djajëve të kuq”. /Korneri.net