Nuk po ka shumë lajme positive nga Premier League kohëve të fundit. Pas skandaleve me doping të futbollistëve që luajnë në elitën e futbollit anglez, tashmë radha ishte për tifozë (huliganë).

Ngjarja që prishi imazhin e kampionatin vjen nga përballja Crystal Palace-Sunderland në stadiumin Selhurst Park. Mysafirët fituan bindshëm 0:4, ndërsa nga tribunat gjatë tërë kohës vinin sharje prej më të ndryshmeve derisa një tifoz futet në fushë dhe e suloi mbrojtësin Damien Deleney.

Kjo ndodhi në pauzë të ndeshjes, edhe pse Deleney shpëtoi pasi tifozin e ndalën personat e sigurimit, kurse lojtari i Palace nuk u paraqit fare në pjesën e dytë.

 

Artikulli paraprakFitore e sigurtë e PSG-së, tani vetëm tre pikë diferenca me liderin
Artikulli tjetërTottenham kujdes!!! Bayern e ka shumë seriozisht