Skuadra e fuqishme Zenit St. Petersburg i shtoi sirtarit të vet edhe dy trofe.
Por, për të vendosur kupën e fundit, do të ketë nevojë për meremetime pasi ndodhi diçka e çuditshme. Pasi e fitoi titullin e kampionit me plot 15 pikë më shumë se Lokomotiva e Moskës, Zenith e fitoi edhe Kupën e Rusisë, pasi në finale mposhti Khimki me 1-0, me një penallti të kthyer në gol nga Dzyuba, përcjell Korneri.net
Kapiteni Ivanoviç ngriti lart trofeun, por më pas serbit i ra nga duart Kupa duke e thyer. Kjo nuk e cënoi gjithsesi festën e merituar të skuadrës dominuese këtë sezon në futbollin rus. /Koneri.net