Një pritje përballë Dybala nuk ndodh shpesh, aq më tepër kur argjentinasi njihet si “i pagabueshmi” nga pika e bardhë e penalltisë. Mirëpo, Thomas Strakosha nuk ka bërë vetëm një pritje në minutën 90+7′ kundër Dybala, por ka qenë i mrekullueshëm edhe në disa momente të tjera të takimit.

Me paraqitjen që ka bërë ndaj Juventusit në javën e fundit të Serisë A, gardiani i Kombëtares shqiptare është barazuar me shoun që zhvilloi Mauro Ikardi duke realizuar tri herë në derbi. Nga prestigjiozja “Corriere dello Sport”, Thomas Strakosha është përfshirë në 11-shen më të mirë duke u vlerësuar me notën 9, shkruan “P.S”.

“Super ndaj Khedirës. Gjigant ndaj Higuainit. Një histori për pritjen e penalltisë së Dibalës”, ishte shpjegimi i notës për shqiptarin. Në përbërje të formacionit të javës është edhe Mauro Ikardi dhe Kandreva të Interit, Imobile, Leiva e Radu të Lacios, si dhe Albiol, Kulibali e Insinje të Napolit. Napoli, Lacio dhe Inter ishin ekipet që bënë historinë këtë fundjavë në Serinë A./Korneri.net.

Artikulli paraprakJanari pritet të jetë “nxehtë” për Barcelonën! Ja tre synimet e klubit “katalanas”
Artikulli tjetërYlli i Manchester City: Napoli ka skuadër “atomike”, sonte përballemi me më të mirët e kontinentit