Spanjollët frikësohen, më saktë mediat katalunase. Sipas “Sport.es”, klubi i pasur francez Paris Saint-Germain, është gati të bëjë një tjetër ofanziv për ta sjell yllin brazilian Neymar në Paris. Përkundër faktit se Neymar e ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021 dhe merr pagë vjetore nga 15 milionë euro në vit, kjo nuk po i intereson dhe pengon magnatit të klubit, Nasser Al-Khelaifi i cili dëshiron të jap këtë shumë parash vetëm që ta ketë në skuadër nga viti 2017.