Dalja në Evropë është vetëm një nga synimet e trajnerit të Llapit, Tahir Batatina. Ai së fundmi ka treguar për synimet e tij profesionale që arrijnë deri te Përfaqësuesja e Kosovës.
“Ndoshta ekipet dhe kolegët në fillim kanë pasur hezitim, por Batatina atë që e ka deklaruar deri sot e ka realizuar me sukses me skuadrën e Llapit. Gjithmonë do ta shikoj punën time, jam trajner i ri, kërkoj të jem sa më lartë dhe shpresoj në një të ardhme të jem aty ku e kam vendin, t’i ndihmoj selektorit që edhe Përfaqësuesja të ketë rezultate pozitive”, është shprehur Batatina, transmeton Korneri.net.
Batatina është në finale të Kupës me ç’rast do të ndeshet me Besën e Pejës më 31 maj./Korneri.net