Një tjetër goditje e Lazios në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. Sërish përforcohet reparti i avansuar pasi klubi italian është dakorduar me Liverpool rreth mesfushorit ofanziv 23-vjeçarin Luis Alberto. I huazuari në vitin e kaluar te Deportivo La Coruna ku i shënoi 6 gola, nga nesër do të jetë i Lazios pasi të martën janë paraparë edhe vizitat mjekësore.
Lazio për kartonin e lojtarit do të paguaj 5 milionë euro plus 2 milionë të tjera bonuse. Alberto bëhet përforcimi i shtatë i Lazios këtë vit pas Vargic, Lukaku, Ëallace, Bastos, Leitner dhe Immobile.