Derisa në Itali te skuadrat elitare si Juventus, Fiorentina apo Inter që nuk mujnd të llogarisin përbërjet e tyre me Mandzukic, Kalinic, Perisic apo edhe Brozovic, në Angli vazhdojnë të kërkojnë futbollistë të këtij kalibri.
Pikërisht trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është duke menduar të sjell në Anfield Road, mesfushorin ofanziv të Interit, Ivan Perisic.

Javë më parë drejtori sportiv i neroaxurëve, Piero Ausilio kishte deklaruar se Perisic është në planet dhe projektin e ri të klubit edhe për edicionin e ardhshëm, mirëpo po flitet se oferta prej 30 milionë eurove nga Liverpool, mund t’i ndryshoj skenaret.

Artikulli paraprakMbappe ky është formacioni më i mirë në histori
Artikulli tjetërRekordi i ri i Real Madridit do të jetë 120 milionë euro!