Turqia mund të jetë vendi i parë që do të hapë stadiumet për tifozët.

Sipas raporteve nga presidenti i TFF, Nihat Ozdemir, ka deklaruar se që nga korriku Super Lig, mund të luhet me shikues, që pa dyshiim se ka përbërë lajm të madh jo vetëm në Turqi, porn ë tërë evropën, përcjell Korneri.net

 “Ka vende ku situata është më e keqe se e jona që janë të fillojnë të luajnë- shpjegoi ai. “Prioriteti ynë është shëndeti, por qëllimi ynë i parë është të luajmë pa shikues nga 12 qershori, por nëse gjërat shkojnë mirë, ndoshta ne mund të luajmë ndeshje me publik që nga korriku,” shtoi ai.

Ndërsa pjesa tjetër e Evropës, duke përjashtuar Gjermaninë, po pyesin se kur dhe si të rifillojnë ligat, kurse Turqia tashmë po mendon për një “Fazë 2” të mundshme për futbollin. “Ne duam të përfundojmë kampionatin, përndryshe do të ketë diskutime – theksoi Ozdemir për CNN-Turk. Ne duam ta përfundojmë sezonin në fushë. Ne nuk duam të mendojmë për mundësinë që futbolli  të mos luhet.”

Pastaj disa deklarata mbi procedurën që do të miratohet në Super Lig në rast të pozitivitetit të një lojtari: “Testet do të kryhen shpesh gjatë përgatitjeve. Nëse ka raste, ne do t’i karantinojmë ata dhe do të vazhdojmë në rrugën tonë”, përfundoi Ozdemir. /Korneri.net

Artikulli paraprakNuk ka mbushur mend, Lacazette sërish përdorë substanca të ndaluara
Artikulli tjetërPajtohen me shkëmbimin e lojtarëve, në Spanjë e quajnë të kryer