“Marca”, ka hartuar një listë me 8 futbollistë, të cilët e rrënuan karrierën e tyre me një transferim.

Pavarësisht shumës së madhe të shpenzuar për ta nga klubi që i ka blerë në një moment të karrierës së tyre, ata kanë rezultuar dështim, nisur nga çfarë kanë dhënë.

Këtu përfshihet edhe kalimi i brazilianit Kaka nga Milani te Real Madridi, i Radamel Falcao nga Atletico Madrid te Monaco, veç të tjerëve. Më poshtë ja edhe lista e lojtarëve në fjalë, raporton Telesport.

8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim

1. Radamel Falcao / Atletico Madrid – Monaco, në vitin 2013
Pas një roli mbresëlënës tek Atletico Madrid në Champion-s, “Europa League”, Superkupa Europiane dhe “Copa del Rey”, sulmuesi kolumbian vendosi të pranojë një ofertë milionere nga Monaco, në vitin 2013. Me ligamentin e dëmtuar, ai pati një frenim. Kjo e shoqëroi edhe gjatë huazimit te Manchester United dhe Chelsea, teksa këtë sezon është kthyer në Monaco.

8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim

2. Alexander Hleb / Arsenal – Barcelona, në vitin 2008
Bjellorusi ka nënshkruar në vitin 2008 me katalanasit për 15 milionë euro. Dukej të ishte lojtar titullar i ekipit, një kartë në duart e Guardiolës, por në fund rezultoi dështim në çdo pozicion ku u provua.

8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim

3. Albert Luque / Depor-Newcastle, në vitin 2005
Spanjolli vendosi të emigrojë në Angli në vitin 2005, ku do të shënonte vetëm 1 gol në 2 sezone. Ai kurrë nuk arriti të shfaqet në nivelin që tregoi në Spanjë dhe në vitin 2011 doli “në pension” duke luajtur në radhët e Malaga.

8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim

4. Denilson / Sao Paulo-Betis, në vitin 1998
Ai erdhi në Sevilja me një “emërtim”, si nënshkrimi më i shtrenjtë në botë deri në atë kohë (31 milionë euro). Te Betis bëri më shumë “biçikleta” se gola…

8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim

5. Jackson Martinez / Porto-Atletico Madrid, në vitin 2015
Kur Atletico Madrid nënshkroi me Jackson Martinez, drejtuesit e klubit spanjoll ishin mjaft të sigurt se kishin gjetur një “9” ideal, teksa ende kishin në mendje kujtimin e mirë të një tjetër sulmuesi, që kaloi nëpër radhët e tyre, Radamel Falcao. Gjysmësezoni dhe 3 gola të shënuar ishin të mjaftueshme për Atletico Madrid, që të pranonte një ofertë miliona dollarëshe nga kinezët e Guangzhou Evergrande.

8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim

6. Kaka / Milan-Real Madrid, në vitin 2009
Në vitin 2009, Florentino Perez u kthye në Madrid i etur, për të shpërthyer në merkato. Në total shpenzoi 257 milionë euro, prej të cilave 65 shkuan në arkat e Milanit. Nga kuqezinjtë transferoi yllin e tyre, brazilianin Kaka. Sidoqoftë, kjo lëvizje nuk rezultoi pozitive për lojtarin në fjalë, që u rikthye te kuqezinjtë e më pas “fluturoi” drejt MLS.

8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim

7. Andy Carroll / Newcastle-Liverpool, në vitin 2011
Në janar të vitit 2011, ai u bashkua me Liverpool për 50 milionë paundë, që erdhën nga shitja e Fernando Torres te Chelsea. Më 31 janar, ditën e fundit të merkatos, “Reds” vendosën të shpenzojnë shumë për Andy Carroll, por arritja më e madhe e tij në “Anfield” ka qenë një “hat trick” kundër Aston Villa.

8 futbollistë, që e rrënuan karrierën e tyre me një transferim

8. Gaizka Mendieta / Valencia-Lazio, në vitin 2001
Pasi luajti dy finale të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, në vitin 2000 dhe 2001, me Valencian, Gaizka Mendieta “mblodhi placket” për t’iu bashkuar Lazios, për 48 milionë euro, duke u bërë nënshkrimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit spanjoll në atë kohë. Te bardheklatrit qëndroi vetëm një sezon dhe pastaj shkoi në Barcelonë, eksperiencë e cila nuk zgjati, po ashtu, më tepër se një sezon.

Artikulli paraprak‘Çmendet’ Inter: Goditje e dyfishtë nga Genoa, bëhet gati oferta edhe për yllin e madh të PSG-së
Artikulli tjetërKy mund të jetë trajneri i ardhshëm i Feronikelit