Ndeshja Duseldorf- Dortmund ishte për infarkt, sidomos për mysafirët.

Erling Haland shënoi golin e fitores 0-1, në aksionin e fundit për ta çmend tërë skuadrën e tij, e posaqërisht trajnerin Lucien Favre, i cili nuk u përmbajtë aspak kur pa topin në rrjetën kundërshtare, përcjell Korneri.net

Kaq ka mjaftuar që skuadra e verdhezinjëve të dalë me tre pikë nga kjo përballje, për të mos i’a dorëzuar menjëherë Bundesligën gjigantit Bayern Munich.  Pasi Haland vulosi fitoren e verdhezinjve në sekondat e fundit të takimit, Favre nuk i përmbajt  emocioneve dhe u hodh lart nga gëzimi. Por, befas ai ka ndjerë dhimbje në këmbë duke pësuar lëndim. /Korneri.net

Artikulli paraprakBayern me një dorë te titulli, festa mund të nisë të martën në mbrëmje
Artikulli tjetërNapoli në finale të Coppa Italia, Inter eliminohet edhe pse luajti më mirë