Dhe kështu, Mati Fernandez ka qenë transferimi i fundit në epokët Berlusconi, i cili në vitin 1986 kur e bleu Milanon, kishte transferuar futbollistin e parë atë kohë të jashtëzakonshmin Roberto Donadoni për 10 miliardë lira, duke e mposhtur konkurrentin kryesor Juventusin. Ajo ishte epokë tjetër, tjerë emra dhe të tjera para.

Tash Montella ka telashe: Topi është te Vinzenco Montella, i cili sigurisht që me ardhjene  kileanit do të mundohet t’i mbulojë vrimat e një mesfushoe inekzistente me pak kualitet, por në pamundësi për të bërë më shumë ai duhet të luajë me ata që i ka në dispozicion. Deri në janar kur do të ndryshohet komplet stafi i klubit, pronarët e rinjë e së bashku me ta edhe 85 milionë për shpenzime, deri atëherë Montella duhet t’ia bëjë disi.

Milan ka realizuar vitin më të dobët të transferimeve në 30 vitet e Silvio Berlusconit në krye, dhe është shumë normale që edhe tifozët që dikur mbushnin tërë stadiumin San Siro edhe kundër rivalëve më të dobët, nuk kanë faj që mungojnë nëpër ndeshje .

 

 

Artikulli paraprakInter pa yjet kryesore në Europa League
Artikulli tjetërNuk i interesojnë Juve, United dhe Chelsea