Kuqezinjtë nuk humbasin që prej 12 ndeshjesh, ku kanë fituar 6 nga 7 takimet e fundit në kampionat. Është e pamohueshme që ndryshimin e ka sjellë emri i Gattuso-s. Të shohim se çfarë ka arritur që të bëjë.

Kthimi – Një skuadër e transformuar. Që nuk humbet më, vetëm fiton, madje edhe kundër ekipeve që e paraprijnë në renditje. Gjatë fazës së parë Milan-i ishte mundur nga gjashtë skuadrat që kryesojnë: që kur ka mbërritur Gattuso është hakmarrë kundër Lazio-s, Sampdoria-s dhe Roma-s. Por si arriti në këtë metamorfozë?

Gjendja fizike – Nga Sevilia mesazhet duhet të kenë ardhur. Të fundit në kohë e ka dërguar Franck Kessie në dalje të Olimpico. “Gattuso na bën që të punojmë më shumë. Me Montella-n punonim pak. Tani është ndryshe”. Çfarë do lloj gjëje që ju mund të mendoni për metodat e trajnimit të mëparshëm, është se këmbët e lojtarëve e tregojnë më së miri se si janë transformuar. Gjendja fizike dhe atletike e Milan-it është më e mirë, edhe pse angazhohen çdo tre ditë. Gattuso ka ndryshuar mënyrën e trajnimit, duke vendosur gjithçka mbi intensitetin. Nuk është një mister që, më parë, të punohej në mënyrë më shumë të mirë dhe që lojtarët ndoshta kanë dëshiruar të bëjnë më shumë. Me Rino-n ata dalin të djersitur dhe shtrembërojnë fytyrën nga stërvitja.

Kthimi të skema 4-3-3 – Stop mbrojtjes me tre. Pas humbjes gjatë fazës së shkuar kundër Lazio-s në ambientin kuqezi kishin dyshime se Milani, veçanërisht Bonucci, mund të vendosej më mirë me skemën 3-5-2. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar, ndryshimi i sistemit të lojës ka sjellë më shumë konfuzion sesa përfitime. Gattuso nuk kishte frikë të kthehej në skemën e vjetër, në 4-3-3 me të cilin kjo skuadër kishte marrë rezultatet më të mira edhe sezonin e kaluar.

Mbrojtja – Së pari nuk pësojnë. Komanda bazë e “gattusismo”-s është që të sistemojë mbrojtjen. “Skuadrat e mia kanë pësuar përherë pak gola”. Trajneri kuqezi është nisur nga këtu, nga lëvizjet në mbrojtje të përsëritura në stërvitje. Janë rritur në lojën tek për tek, por është rritur dhe kompaktësia e grupit në tërësi, linjat janë të drejta, sulmuesit janë të parët që vijnë për ndihmë. Rezultati është që kanë pësuar vetëm 4 gola në 12 ndeshje dhe pa u mundur.

11-shja titullare – Një skuadër e rrëzuar dhe me shumë frikë në vetvete, që u rrëzua në vështirësitë e para dhe që kishte nevojë për siguri. Gattuso ua dhe duke zgjedhur 11-shen titullare, ose pothuajse. Pak ndryshime, një shtyllë e qartë, që ndërtohet me qendrën nga Bonucci – Romagnoli, në mesfushë Biglia, me fizikun e Kessie, ndërhyrjet e Bonaventura-s, deri te kontributi i krahëve me Suso dhe Calhanoglu. Ata kanë ndryshuar pak a shumë, por mbi të gjitha arsyet fizike, mes mbrojtësit të majtë ku ndodhen Calabria, Abate dhe Rodriguez, dhe në rolin e sulmuesit të qendrës. Edhe se së fundmi Cutrone po mban pozicion fiks.

Shpërthimi i Cutrone-s – Në rritjen e Milan-it, luajti një rol vendimtar që ky djalosh të vendosej në formacionin kuqezi. Patrick Cutrone, 20 vjeç, nga Como me tërbim, shënonte edhe me Montella-n, në të vërtetë. Por është ora që po gjen vazhdimësi, me 4 rrjeta në katër ndeshjet e fundit në kampionat, me vetëm 11 gjuajtje efektive në portë. Kundër Roma-s ka gjetur golin me gjuajtjen e dytë në zonën e kundërshtarit. Një snajper. Vlen sa 14 gola sezonal.

Aktivizimi i prurjeve të reja – Gattuso ka ditur që të rikuperojë edhe disa prurje të reja, që janë refuzuar me ngut. Lojtarët simbol të këtij rigjenerimi janë Biglia dhe Calhanoglu. Ishin të paguar shumë, e patën nisur keq. Tashmë janë në qendër të lojës kuqezi, i pari në mbrojtje, i dyti bën duet me Bonaventura-n.

Çështje ndjenjash – Para së gjithash, koka. Gattuso ka hyrë në atë të lojtarëve të tij: i ka bërë që të kenë dëshirë për të vuajtur dhe për të bërë sakrifica dhe më pas të krijojë grupin. Ai që frekuenton Milanello-n thotë që skuadra është edhe më shumë e bashkuar, edhe të huajt janë më shumë të përfshirë. Rezultatet, më pas, bëjnë reston: tashmë skuadra ka besim, beson në rikthimin në kampionat, kështu si me të pasurit mundësi për të luajtur me Lazion-n dhe Arsenal-in në Kupën e Italisë dhe Europa League. Entuziazmi bën që këmbët të vrapojnë më shumë për t’u kthyer në pikën e nisjes. Një lëvizje e virtytshme është vënë në lëvizje.

Artikulli paraprakKrahasimi: Otto John nuk është si dikur, kjo është arsyeja!
Artikulli tjetërKthehet t’a përfundoj atë që e ka lënë në gjysmë!