Kur është fjala për sportistët e shteteve jo shumë të zhvilluara si Namibia, atëherë nuk është asgjë për tu çuditur. Boksieri 22-vjeçar Junios Jonas, në hapjen e Lojërave Olimpike në Rio, e kishte bart në duar flamurin e shtetit të tij, por vetëm disa ditë më vonë ai ka sulmuar fizikisht një femër e cila rregollonte dhomat.

Ai fillimisht e mbajti për dore, më pas e puthim ndërsa në fund i ofrojë edhe para për të bërë seks. Kjo femër disi shpëtoi, doli nga dhoma dhe e lajmërojë policinë, e cila erdhi shumë shpejt në vendin e ngjarjes për ta arrestuar djaloshin e ri.

Zyrtarët e lartë të Namibis në Rio, janë mbledh shumë shpejt së bashku me përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtarë Olimpik.

Jonas është dashur që me 11 gusht të boksojë kundër francezit Hassan Amzilea në kategorinë ëalter. Jonas përndryshe është shpresa e boksit të këtij vendi,pasi vitin e kaluar e fitoi medaljen e argjentë në lojëtart e Afrikës, ndërsa një vit më herët të bronztë në lojtarët e Commonwealth.

Artikulli paraprakReprezentuesi gjerman te Lazio
Artikulli tjetërA është ky njeriu me punën më të mërzitshme në Lojërat Olimpike