Serie A njihet si një nga kampionatet me lojtarë të ashpër të cilët janë prezent edhe në keto xhiro të kampionatit, shkruan “Korneri.net”.

Duke analizuar të dhënat e 11 javëve të para, është Nicolo Barela, mesfushori i Cagliari, ai që aktualisht është futbollisti më i ashpër i Serisë A, me 3 faulle mesatarisht për ndeshje. Bruno Zukulini i Hellas Veronës është ai që e ndjek nga fare pranë me 2.9 për ndeshje, ndërsa i treti është Milan Badelj i Fiorentinës.

Nicolo Barela është ai që mbron “kurorën” e më të “ashprit” për faktin se është edhe ai që ka shkaktuar më shumë faulle se kushdo tjetër, 33 të tillë, i ndjekur nga milanisti Franck Kessie me 26 dhe Tomas Rincon i Torinos, me të njëjtin numër ndërhyrjesh, siç nënvizojnë tabelat më poshtë./Korneri.net.

Artikulli paraprakAgjenti i Cavanit befasoi me fjalët e fundit duke i dhënë shpresa…
Artikulli tjetërU desht të paguante dënimin, sepse do të shonte në burg