Sergi Roberto mund të largohet nga Barcelona dhe të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Bayern.

Kështu shkruajnë disa medie spanjolle dhe gjermane që mendojnë se lojtari nuk e ka ndërmend të luaj gjatë te skuadra nga Camp Nou, kjo edhe për faktin se Barcelona nuk e ka ftuar për marrëveshje të re, përcjell Korneri.net

Roberto është i lidhur me kontratën te klubi katalanas deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 18 milionë euro, që realisht shikuar mund të jetë edhe më e ulët nëse palët dakordohet javëve të ardhshme, pasi blaugranët janë në krizë financiare dhe duhet të shesin lojtarë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here