Wayne Rooney largohet nga përfaqësuesja e Anglisë për 14 viteve duke e përfunduar karrierën te “albionët”.
Golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë, Wayne Rooney me 53 gola në 119 ndeshje të zhvilluara, i ka dhënë fund aventurës së tij në fanellën e “tre luanëve”, lajm të cilin e ka konfirrmuar edhe vet FA, përmes një komunikate, shkruan Korneri.net.
31-vjeçari ka mundur të bëhet lojtari më më së shumti paraqitje për Anglinë, pork jo nuk i ka pemduar atij andaj Peter Shilton do të mbetet i pari me 125 paraqitje.
Pavarësisht ftesë që ia bëri përzgjedhësi Gareth Southgate, sulmuesi tha boll më.
Rooney është koncentruar maksimalisht te Everton, skuadra e tij e zemrës ku është rikthyer pas 13 viteve të kaluara te Manchester United, dhe nuk deshti që të lodhet me Anglinë, apo eventualisht të lëndohet.
“Është gjithmonë ndjenjë e mirë kur të thërret përzgjedhesi Southgate, por nuk dua më që të luaj për Anglisë ngase po mendoj vetëm për Evertonin. Gjithmonë kam qenë krenar që kam mbrojtë me dashuri fanellën e Anglisë, por githmonë vjen fundit. Southgate po e kryen punë mjaftë mirë dhe i dëshiroj atij dhe Anglisë suksese”, ka thënë Rooney. /Korneri.net