Eden Hazard së shpejti do të njoftojë tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 32-vjeçare.

Lajmi po qarkullon në shtypin ndërkombëtar, veçanërisht në atë anglez, ku Daily Mail sqaron se vendimi i belgut është marrë praktikisht, pavarësisht përpjekjeve të rrethit të tij për ta bërë atë të ndryshojë mendje dhe ofertave të ndryshme, të refuzuara nga disa klube të Arabisë Saudite dhe franceze, përcjell Korneri.net

Hazard prej se u largua nga Chelsea dhe u transferua te Real Madridi para katër viteve, ai kurrë nuk luajti, sepse po thuajse gjatë tërë kohës kishte problem me lëndime, dhe kjo e ka shtyrë atë që të merr vendimin e rëndë, por të drejtë, pasi mundësitë e tij në fushën e belrtë janë të vogla. /Korneri.net

Artikulli paraprakFilluan ekzaminimet mjekësore të Lindstrom
Artikulli tjetërSC Gjilani me kryesi të re, nis epoka e re e klubit