Sipas raporteve më të fundit në mediat britanike, Chelsea është duke bërë gati ofertën e dytë për sulmuesin më të mirë italian, Andrea Belotti, i cili është duke shkëlqyer këtë edicionin me Torinon.
“Korneri.net” para tre ditëve kishte raportuar për ofertën e Chelsea për Torinon në vlerë prej 60 mln eurove për Belotti, por ajo ofertë ishte refuzuar nga zyrtarët e klubit italian, mirëpo raportet e fundit të mediave në “ishull” bëjnë të ditur se “londinezët” kanë të gatshme ofertën e dytë, e cila do të jetë shumë më e lartë se para, por nuk janë saktëzuar shifra.