Neymar ka zyrtarizuar largimin e tij nga skuadra e Barcelonës, ndërkohë që ka shkuar për herë të fundit në qendrën stërvitore të blaugranave. Lojtari brazilian do të luajë sezonin e ardhshëm te skuadra e PSG-së, e cila ka paguar jo pak, por 222 milion euro për të marrë kartonin e tij.
Para pak minutash futbollisti i ka bërë me dije lojtarëve të ekipit vendimin final të largimit, ndërkohë që është kontestuar ashpër edhe nga tifozët që ishin në qendrën stërvitore. Këta të fundit e kanë konsideruar ish-lojtarin e skuadrës së tyre një mercenar.