Në një intervistë për DAZN, Neymar zbuloi se Kupa Botërore në Katar ka shumë të ngjarë të jetë e fundit e tij. Ai theksoi se nuk ishte më i sigurt nëse ka fuqi të mjaftueshme mendore për futbollin.

“Mendoj se do të jetë Kupa ime e fundit Botërore. E shoh si kampionatin tim të fundit sepse nuk e di nëse kam ende fuqi të mjaftueshme mendore për t’u marrë me futbollin. Do të bëj çmos që të jem në formë të mirë dhe të fitoj kampionatin me vendin tim dhe kështu bëj ëndrrën time më të madhe të fëmijërisë. Shpresoj se mund ta bëj këtë, “tha ai, përcjell Korneri.net

Neymar do të jetë 34 vjeç gjatë Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por ai padyshim nuk planifikon të performojë në të, dhe për arsyet që ai përmendi, është e diskutueshme se sa  do të luajë pas Katarit.  /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here