Me golin e shënuar në minutën e fundit kundër Eibar në fitoren e Barcelonës prej 0:4 në kuadër të La Liga, braziliani Neymar hyri në histori të klubit blaugran. Për Nymar ky ishte goli i 94. në fanellën e Barcelonës duke u barazuar me ish numrin 10 legjendar të klubit të madh spanjoll dhe brazilianit ndër më të mirë në histori të Barcelonës, kuptohet para të madhit Ronaldo, atij të vërtetit.

Normalisht fjala është për Ronaldinho i cili 94 gola në fanellën e Barcelonës i shënoi për 207 ndeshje, kurse Neymar këtë e arriti për 43 ndeshje më pak dhe është sigurtë që shumë shpejt ai do ta kaloj Ronaldinhon, kurse golin e 100. jubilar Neymar do ta arrijë me shumë gjasa gjatë këtij edicioni.

 

Artikulli paraprakJa pse duhet hequr “offside”! Çfarë goli i anulohet francezit Griezmann
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Përforcimi i ri kryen me sukses vizitat mjekësore! Milan i bën gati këtë numër…