Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini është i mendimit se bashkëlojtari i tij, Paulo Dybala nuk e ka arritur akoma nivelin e Neymar, por që është i bindur se shpejtë do të jetë në një ritëm me klasin e brazilianit, shkruan “Korneri.net”.
“Dybala nuk vlen aq sa Neymar, me gjithë respektin dhe nderimin që kam për të”, tha mbrojtësi italian.
“Neymar është në nivelin e Messit dhe Ronaldos, dhe ai do të jetë fitues i topit të artë më vonë”, shtoi Chiellini.
Dybala u spekulua se mund të jetë pasardhës i Neymarit në Barcelonë, pasi ky i fundit mund të largohet në drejtim të PSG./Korneri.net.