Liverpool gjatë kësaj vere i ka refuzuar saktësisgt katër oferta për brazilianin Philippe Coutinho.

Oferta e fundit e blaugranëve për yllin e “kariokëve” ishte e rëndë 150 milionë euro. Reds ose po e presin ditën e fundit të afatit kalimtar veror që të nxjerrin sa më shumë para, ose njëmend nuk e kanë ndërmend ta shesin lojtrarin e tyre më të shtrenjtë, shkruan Korneri.net.

Ata janë të vetëdijshëm se Barcelona pas shitjes së Neymar për 222 milionë euro te Paris SG, është në panikun e transferimeve dhe mund të ofrojë para të majme në mënyrë që t’i qetësoj tifozët e vet, por lajmet e fundit që thonë se Coutinho e ka pyetur pikërisht bashkëkombasin e tij Neymar për situatën te Barcelona, nuk kanë qenë të mira dhe positive.

“Plako, mos shko te Barcelona. Me beso, do të pendohesh”, ka thënë Neymar i cili po fluturon nëpër fushat e blerta prej se kaloi te PSG.
Barcelona pasi e shiti brazilianin ka transferuar mesfushorin Paulinho për 40 milionë euro dhe Dembele për 105 milionë tani dhe 45 milionë të tjera viteve të ardhshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakKa marrëveshje Inter-Mustafi, tash duhet me klubin
Artikulli tjetërManaj huazohet në Spanjë