Neymar ishte shumë pranë transferimit te PSG. Këtë fakt e ka zbuluar agjenti i sulmuesit brazilian Wagner Ribeiro, i cili në një intervistë të dhënë ka zbuluar se palët ishin shumë pranë marrëveshjes. Menaxheri deklaroi se parizienët ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e brazilianit dhe t’i ofronin një pagë shumë të lartë, por në fund Neymar preferoi të qëndronte te Barcelona.

“PSG ishte gati të paguante klauzolën e Neymar që kapte shifrat prej 190 milionë eurove dhe futbollistit t’i ofronte 40 milionë euro në stinor. Mirëpo,  në fund Neymar vendosi të qëndronte te Barcelona. Dëshira e tij për të vazhduar aventurën te katalunasit ishte dhe vazhdon të jetë e madhe. Madje, ai ishte i gatshëm të paguhet dhe më pak vetëm për të qëndruar në Camp Nou.”

Në lidhje më deklarat e menaxherit Wagner Riberio, kanë reaguar drejtuesit e klubit të PSG, të cilët janë shprehur se nuk është e vertetë që ka pasur një interesim nga ana e tyre për brazilianin.

Artikulli paraprakSuperkupa e Italisë zhvillohet me 23 dhjetor në…
Artikulli tjetërS. Williams eliminohet nga “US Open”