Pas një dueli me Bouna Sarr, Neymar ra në tokë. Lojtari i Marseille-as nuk duket të jetë i përfshirë në dëmtimin e brazilianit, i cili e përdrodhi rëndë kyçin e këmbës së djathtë. Sulmuesi i PSG u nxor jashtë fushës me barelë në minutën e 82-të. PSG përfundoi ndeshjen në dhjetë lojtarë, ndërsa ai ishte protagonist në fitoren 3-0.
Gjendja shëndetësore e yllit të Brazilit dhe PSG në mënyrë të pashmangshme do të shqetësojë stafin e skuadrës ku bën pjesë, sidomos kur duhen edhe dhjetë ditë për ndeshjen fazës kundër Real Madrid-it më 6 mars. Takmi i parë ka përfunduar 3-1, pra janë në disavantazh ndaj madrilenëve. Grada e lëndimit të tij ende nuk është vërtetuar. “Kyçi i këmbës është fryrë tashmë”, tha kapiteni Thiago Silva pas takimit. “Për të mërkurën ku do të luajmë për Kupën e Francës unë mendoj se nuk do të jetë në dispozicion”.