Barcelona mbante shpresat gjallë, por duket se nuk ka asgjë.

Pikërisht e përditshmja katalunase,  Mundo Deportivo, shkruan se ylli brazilian Neymar është afër një marrëveshje me PSG në lidhje me zgjatjen e kontratës, përcjell Korneri.net

Kjo do t’i jepte fund çdo mundësie të Neymar të kthehej te Barcelona. Një opsion i tillë dukej shumë i mundshëm në 2019, por Neymar pranon se tani është i lumtur në PSG. Ende nuk ka ndonjë lajm më konkret se sa mund të jetë e gjatë kontrata dhe a do të ketë përmirsime edhe në pagën vjetore, por një është e sigurtë se Neymar do të mbetet në kryeqytetin francez. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here