Sikur të mos mjaftonin lëndimet e shumta, Newcastle ka humbur edhe shërbimet e Martin Dubravkës. Skuadra angleze sfidon Milanin sonte në mbrëmje në “St. James Park”.

Në një përballje ku fitorja nuk mjafton për asnjërin ekip, pasi për t’u kualifikuar duelet me eliminim direkt në Champions League duhet të shpresojnë që Dortmundi të frenojë PSG-në. Pasi humbën shërbimet e titullarit Nick Pope (lëndim në shpatull), bardhezinjve anglezë mund t’u mungojë edhe portieri tjetër: Martin Dubravka.

Portieri i kombëtares së Sllovakisë, është me grip dhe është në dyshim për duelin ndaj kuqezinjve të Stefano Piolit.

Trajneri Eddie Howe shpreson që 34-vjeçari të rikuperohet në momentet e fundit. Nëse jo, atëherë mes shtyllave do të rreshtohet Loris Karius. Portieri i tretë i Newcastle.

Artikulli paraprakTen Haag afër shkarkimit, ja kush vjen në vend të tij
Artikulli tjetërSkuadra më e turpshme e 2023.