Tifozët e Newcastle u gëzuan pa masë kur investitorët nga Arabia Saudite blenë klubin e tyre, por pyetja është se sa do të pëlqejnë fanellën e re të skuadrës për sezonin e ardhshëm, sipas kritikave në rrjetet sociale.

Kështu, fanella e “Magpies” do të jetë në ngjyrat e Arabisë Saudite dhe shumë e ngjashme me fanellën e kombëtares së kësaj mbretërie, shkruan Daily Mail .

Edhe stema e Newcastle-it do të ndryshojë, pasi fanella  nuk do të jetë më bardhezi por e bardhejeshile. Mediat britanike deklaruan se arsyeja e këtij ndryshimi është se pronarët sauditë duan të përmirësojnë shitjet në vendin e tyre të pasur. Me ardhjen e investitorëve nga Arabia Saudite u derdhën shumë para në klub, erdhi një trajner i ri dhe u blenë përforcime, kështu që paratë nuk mungojnë.

Megjithatë, të ardhurat janë të nevojshme për të rritur buxhetin për transferta për shkak të “fair play”-it financiar, i cili do të jetë së paku 80 milionë euro. Fonde shtesë do të sigurohen nga shitja e lojtarëve dhe të kujtojmë se në periudhën e parë kalimtare që kur pronarët e pasur sauditë e morën klubin, u shpenzuan më shumë se 100 milionë euro për pesë lojtarë.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here