Drejtori sportiv i Milan, Massimiliano Mirabelli ka folur për ngjarjet më të fundit të portierit Donnarumma me tifozët dhe krizën që po kalon portieri.

“Ne do ta mbrojmë atë deri në fund, si gjithë të tjerët sepse është pjesë e jona”-tha Mirabelli për “Premium Sport”, Nëse vjen një ofertë e rëndësishme për Donnarumma? “Nëse vjen një e tillë Milan do të mendojë për një shitje të mundshme. Kjo vlen për të gjithë, ka momente që je i detyruar për të bërë zgjedhje”, shtoi drejtori sportiv i Milan.

Donnarumma u bë protagonist për keq sërish, pasi kishte faj tek goli i pësuar ndaj Atalanta. Në fund të ndeshjes ka pasur edhe një përplasje me ultrasit, të cilët kanë refuzuar të marrin fanellën e portierit.

Artikulli paraprakMercedes i rikthehet dominimit, Ferrari telasheve
Artikulli tjetërFFK-ja sqaron situatën rreth stadiumit të Prishtinës