Kur Reali ia vënë syrin dikujt, aty puna mund të quhet e kryer?

Sipas asaj që raporton “City Watch”, Real Madrid ka biseduar me agjentin e mesfushorit Kevin de Bruyne, Patrick de Koster, për të bërë një lëvizje befasuese në verën e ardhshme, shkruan “Korneri.net”.

“Mbretërit” e kanë nisur shumë dobët këtë sezon dhe trajneri Zinedine Zidane ka kuptuar që skuadrës së tij i duhet një lojtar i madh për të “rifreskuar” mesfushën.

De Bruyne garanton gola dhe asiste, diçka që në “Santiago Bernabeu” së fundmi e ka bërë vetëm Isco. Cristiano Ronaldo është në fundin e karrierës, ashtu si Luka Modric, Gareth Bale vetëm dëmtohet, kurse James Rodriguez është huazuar.

De Bruyne vështirë se do të joshet nga interesimi i kampionëve të Evropës, pasi kontrata e tij aktuale te Manchester City skadon në vitin 2021 dhe pritet që brenda pak muajsh të rinovojë. Performancat që ai ka bërë sivjet kanë qenë spektakolare dhe kanë bindur trajnerin Pep Guardiola se nuk duhet ta shesë për asnjë çmim./Korneri.net.

Artikulli paraprak“Alarmi” nga Franca përfshinë Italinë, Milan “provokohet” nga Arsenali dhe Barcelona
Artikulli tjetërShqiptarët i kërkojnë Xherdan Shaqirit një nder të madh për ndeshjen me Serbinë